Besimi: Rinia e mrekullueshme e BDl-së është flamurtare e risive në jetën tonë

Dr. Florin Besimi, kandidat i BDI-së në Zonën e 6-të, sot i është bashkuar Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim, në aktivitetin e shëtitjes me biçikleta, si promovim i lëvizjes së shëndetshme me biçikletë, ku morën pjesë shumë pjesëtarë në këtë organizim të mrekullueshëm.

Marketing

Dr. Florin Besimi është i njohur për aprovimin e frymës së risive, të përkrahjes së rinisë dhe iniciativave të tyre, sot, ky eveniment sportiv, ua ka rikujtuar qytetarëve të Tetovës se lëvizja me biçikletë është edhe e shëndetshme, ndikon në ruajtjen e ambientit por njëherësh, kursen edhe buxhetin familjar.

Në këtë shëtitje simbolike të anëtarëve të Forumit Rinor të BDI-së, u dëshmua parapëlqimi që kanë të rinjtë për këtë mjet transporti, i cili ka një traditë në Tetovë. Me këtë rast, dr. Besimi theksoi nevojën e planifikimit të shtigjeve për çiklist dhe hapësirave të lëvizjes, kur dihen favoret e shumta që ka biçikleta edhe si sport edhe si mjet i mobilitetit urban.

Marketing