Besimi: Rritje prej 4% vitin e ardhshëm dhe kornizë afatmesme për propozim-buxhetin e vitit 2021

Rritje prej 4% për vitin e ardhshëm sipas skenarit bazë të përpunuar nga Ministria e Financave, njoftoi Ministri i Financave Fatmir Besimi në debatin e realizuar në T24, në të cilin morrën pjesë dhe profesori Nikola Popovski dhe biznesmeni Antoni Peshev. Besimi vuri në dukje se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë një buxhet për rimëkëmbjen, se ai do të përgatitet në kornizë afatmesme, si dhe se në atë afatmesëm do të punojë në konsolidimin fiskal.

Marketing

-Buxhet që do të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike. Ai do t’i jap mbështetje të mëtejshme sektorit shëndetësor, që nënkupton mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, ilaçet, vaksinat, personelin shëndetësor, kapacitetet brenda shëndetësisë. Së dyti për masat për kategoritë shoqërore dhe masat për ekonominë dhe për ruajtjen e vendeve të punës. Parashikohet që gjatë vitit të ardhshëm të fillojmë të përqendrohemi sa më shumë në politikat që do të mbështesin investimet për konkurrencë, do të mbështesin përmirësimin e realizimit të investimeve kapitale, të cilat në planin afatmesëm do të nënkuptojnë rritje dhe përshpejtim të qëndrueshëm. – tha Besimi.

Besimi theksoi se propozim-buxheti për vitin 2021 do të ketë një kornizë afatmesme dhe shtoi nevojën për planifikim afatmesëm për të bërë ndryshime strukturore në buxhet dhe në vend të rritjes mesatare prej 2.6%, siç ishte në 10 vitet e kaluara, për të vazhduar më tej për 5% në rrjtje vjetore.

Ai vuri në dukje se konsolidimi fiskal mund të bëhet në një periudhë afatmesme, dhe se nuk mund të pritet që vitin e ardhshëm të vijë me një propozim-buxhet me një deficit prej më pak se 3%. Ai theksoi se kjo është një praktikë për pothuajse të gjitha vendet në botë në kohë krize. Besimi sqaroi se të gjitha vendet në botë po zgjerojnë deficitet e tyre, madje edhe vendet që deri më tani kanë operuar me një suficit të lartë buxhetor – siç është Norvegjia, dhe tani projektojnë një deficit buxhetor.

– Kjo është një krizë e dimensioneve më të mëdha në 100 vitet e fundit dhe që ka prekur të gjitha vendet në botë – disa me më të madh, disa me intensitet më të ulët, por ka prekur të gjitha. Për më tepër, kjo është një krizë me origjinë jo-ekonomike. Zinxhirët e furnizimit janë thyer dhe me masat administrative ka një ngadalësim të brendshëm të aktivitetit, prandaj kriza vepron në të dy palët, si nga ana e furnizimit ashtu edhe nga kërkesa. Nga kjo arsye vendet përmes masave duhet të stimulojnë aktivitetin ekonomik dhe të injektojnë likuiditet në ekonomi – tha Besimi.

Ministri i Financave tha se rimëkëmbja vitin e ardhshëm do të varet nga fakti nëse do të ketë një valë të re të krizës shëndetësore dhe në përputhje me rrethanat, ekzistojnë tre skenarë që priten – bazë, pesimist dhe optimist. Sipas skenarëve pozitiv, pritet që vitin e ardhshëm të mos ketë valë të re krize, por të ketë rimëkëmbje ekonomike.

Marketing