Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjet

Besimtarët katolik dhe një pjesë e krishterëve ortodoksë të cilët kohën e përllogarisin sipas kalendarit Gregorian, mesnatën e sontme festojnë lindjen e Krishtit. Me qirinj në duar dhe mes lutjesh të shumta ata presin mbërritjen e mesnatës e cila shënon 25 dhjetorin e shenjtë për ta, lindjen e Krishtit.
Në Maqedoni, festa qendrore do të mbahet në kishën katolike “Zemra shenjtë e Jezuit” në Shkup.

Marketing

Krishtlindjen e festojnë nesër edhe kisha ortodokse e Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë të cilat kanë pranuar kalendarin Gregorian ndërkaq ortodoksët e tjerë të cilët udhëhiqen nga kalendari julian mes të cilëve kisha e Rusisë, Serbisë dhe ajo maqedonase, krishtlindjet do t’i festojnë më 7 janar.