“Gëzuar Kurban Bajrami”, “Për shumë mote Bajramin”, “ E gëzofshi Bajramin” e shumë të ngjashme, janë vetëm disa nga urimet që sot dëgjoheshin gjithandej me rastin e festës së Kurban Bajramit. Rrugët e qytetit ishin vërshuar nga makinat përplot me njerëz e këmbësorë të cilët po vizitonin të afërmit dhe miqtë për ti uruar. Zakonisht, gëzimi më I madh shprehet tek më të vegjëlit që shpesh herë shfrytëzojnë festat për përfituar në veshmbathje e pse jo edhe para.

“Tash po shkojmë diku tjetër për Bajram… Kemi ble tesha për Bajram, shumë të mira.. Shumë është mirë, bëjmë Bajram gjatë tërë ditës”.

“Sot është festa e mirë, festa e Bajramit”
“Kam qenë në xhami, e kam fal sabahun dhe bajramin, pastaj kemi ardhë, kam pushu pak edhe tash kemi dal me uru për bajram. Isha te halla, tash po shkojmë te daja. Urime gjithë muslimanëve festa e Kurban Bajramit”.

“Ne sot kemi kalu shumë mir. Kemi vizitu shoqet, kushërinjtë, gjyshet, axhallarët. Çka keni mbledh më shumë? Më shumë para”.

Shumë prej banorëve, sot ishin të angazhuar edhe me prerjen e kurbanit, ndërkohë që shumë të tjerë që anketuam për Alsat u shprehën se kriza financiare nuk lejon për të kryer një akt të tillë.

“Ju uroj gjithë myslimaneve dhe shqiptarëve kudo që janë. Keni arrit me pre kurban këtë vit? Jo, këtë vit jo. E praktikojmë kur kemi mundësi, me financa kur jemi mir”.
“Deri vjet po, por këtë vit jo”

“Dikush edhe do me pre por nuk ka mundësi… Diku katër ose pesë herë, sidomos fëmjët kur lindin”.

Me prerjen e Kurbanit myslimani tregon mirënjohjen e tij ndaj Allahut për mirësitë dhe begatitë e shumta që Zoti ia ka dhuruar njeriut. Besimtari shpreh gatishmërinë e tij që të sakrifikojë pasurinë dhe të heqë dorë nga shumë të mira të kësaj bote, duke u treguar human dhe dorëlirë ndaj të tjerëve.

Prerja e kurbanit dhe shpërndarja e mishit të varfërve, fqinjëve dhe dashamirëve, përveç dashurisë reciproke, nënkupton edhe gatishmërinë e besimtarit mysliman për të sakrifikuar nga pasuria e tij për hir të Allahut.