Besnik Qaka publikon në shqip këngën “Relacion” të Rosalias

Ashtu siç kishte paralajmëruar, vokalisti i grupit Nrg Band, Besnik Qaka, ditën e sotme lansoi projektin e ri muzikor.

Marketing

Ai ka realizuar remiksin e këngës ‘Relacion’, të interpretuar nga Rosalia, Sech, Daddy Yanke, J Balvin dhe Farruko. Qaka ka sjell këtë në gjuhën shqipe, derisa për tekstin është përkujdesur Nurteel dhe Ghulo.

Ndërkohë, projekti vjen i shoqëruar me një video të veçantë dhe si protagoniste në klip është balerina Aulonë Nuhiu.

Videoja atraktive i është besuar produksionit të njohur, “BUG Production”.

Besniku merr vëmendje të madhe me vokalin e tij dhe ky interpretim i mahnitshëm ka arritur të pëlqehet edhe nga fansat e publiku.