Besnik Qaka sjell në shqip remiksin e njohur

Besnik Qaka solli në versionin e tij këngën e njohur.Besnik Qaka këto ditë ka bërë të ditur se është duke punuar për një projekt të ri, i cili publikohet shumë shpejt.

Por, para publikimit të asaj kënge, artisti ka realizuar versionin e tij të remiksit të njohur “Relacion”, këngë e cila po kryeson tabelat muzikore.

Marketing

“Relacion” është projekt i kënduar nga Rosalia, Daddy Yankee, J Balvin, Farruko, Sech; ndërsa Qaka vendosi ta sjell në versionin e tij.

’Relacion Albanian Remix’, ka shkruar ai sipër videos që e ndau me ndjekësit, teksa pranoi komente pozitive për të.

Kujtojmë se kënga “Relacion” u publikua më 4 shtator në versionin remiks dhe ka grumbulluar mbi 68 milionë klikime në kanalin YouTube.

Marketing