Betejë mes Interit dhe Juventusit për Federico Chiesa

Interi dhe Juventusi janë duke bërë garë të nxehtë për t’i siguruar shërbimet e talentit të Fiorentinës, Federici Chiesta, në verë.

Marketing

Sipas Calciomercato.com, zikaltrit dhe bardhezinjtë janë opsionet e vetme të mundshme për sulmuesin italian, i cili nuk dëshiron të luajë jashtë Serie A, transmeton Gazeta Express.

Chiesa kushton rreth 75-80 milionë euro, një shumë që Interi nuk e ka paguar asnjëherë për asnjë futbollist, prandaj do të mundohet ta ulë këtë çmimi në çdo mënyrë të mundshme.

Si rrjedhojë, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, do t’i ofrojë Fiorentinës disa futbollist të rinj të klubit në shkëmbim.

Në mesin e tyre anësori francez Yann Karamoh, i cili është i huazuar te Bordeaux momentalisht, mbrojtësi belg Zinho Vanheusden, sulmuesi i Primaveras Sebastiano Esposito