Bexheti: Ali Ahmeti, kërkon që ne të japim llogari ndaj qytetarëve për punët

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, së bashku me ekipin e tij komunal, ka realizuar takim me banorët e vendbanimit Rashçe. Qëllimi I takimit është llogaridhënia për vitin 2018 dhe planifikimet për vitin 2019. Në këtë takim ka pasur bashkëbisedim të hapur më banorët, për të gjitha sfidat e përbashkëta. Kryetari Bexheti, banorët e Rashçes I njoftoi për planifikimin e buxhetit për këtë viti, madje ju tregoi në detaje për mënyrën e re të krijimit të buxhetit me reformat që I kërkon qeveria.

Marketing

Ai, shtoi se takimet që po realizon me banorët e komunës së Sarajit, janë rekomandim të kreut të BDI-së Ali Ahmetit, i cili çdoherë kërkon që të ballafaqohemi me banorët.

“Ne vijmë këtu para jush jo për të kërkuar votë, por për të bashkëbiseduar nga afër për projektet dhe për problemet që e tangon vendbanimin tuaj dhe Komunën e Sarajit. Në bashkëpunim me Kompaninë EVN, kemi instaluar rrjet të ri të sistemit elektrik dhe tani së shpejtë do të fillojmë edhe me ndriçimin publikë. Gjatë këtij viti gjithë ashtu do të zgjerojmë edhe rrjetin e kanalizimit në disa pjesë të fshatit.

Projekt për të cilin kërkojmë zgjidhje është ndërtimi I sallës së sportit, fillimisht presim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, nëse ata nuk kanë përgjigje pozitive, atëherë do ta ndërtojmë me mjete nga Bllok-Dotacionet”, u shpreh Blerim Bexheti, kryetar I komunës së Sarajit në takimin me banorët e Rashçes.

Të pranishmëve ju drejtuar edhe këshilltari komunal nga ky vendbanim Jahi Hoxha, I cili për një vjet qeverisje tregoi në detaje punët dhe planifikimet që ka komuna e Sarajit për Rashçen, ku tha se të njëjtat do të realizohen sipas dinamikës së paraparë të plan programit zgjedhorë.

Banorët u shprehën të kënaqur për punët që janë bërë për një vit, por parashtruan pyetje direkte për problemet që janë, duke kërkuar zgjidhje nga komuna, apo nga institucionet tjera komunale dhe qeveritare, siç ishin shtrati I lumit Vardar dhe hedhja e mbeturinave nëpër rrugë.

Marketing