Bexheti demanton Zaevin: Ligji i gjuhëve ishte kusht për bashkëqeverisje

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev duke kërkuar 100 mijë vota shqiptare sonte në emisionin Rruga Drejt, vazhdoi duke manipuluar opinion se ligji i gjuhëve mb vulën e LSDM-së. Pas këtij manipulimi ka reaguar kryetari i komunës së Sarajti i cili thotë se Ligji për gjuhet ishte kusht për bashkëqeverisje nga Bashkimi Demokratik për Integrim e udhëhequr nga Ali Ahmeti, e tani Zoran Zaev po krekoset dhe don të manipulon

Marketing

“Ligji për gjuhet ishte kusht për bashkëqeverisje nga Bashkimi Demokratik për Integrim e udhëhequr nga Ali Ahmeti, e tani Zoran Zaev po krekoset dhe don të manipulon…!
#Me_Ali_Ahmetin” thotë Blerim Bexheti për TS.

Nga ana tjetër Zoran Zaev demantoi edhe veten për datën e zgjedhjeve, ai ditë më parë tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje në qershor, por pas dështimit të konvokimit të Kuvendit ai thotë se edhe sikur të ishte rikthy paralementi nuk do kishte asnjë shancë për tu mbajtur zgjedhjet në qershor.

“Ne ishim të vetëdijshëm me iniciativën dhe nëse do të pranohej, atëherë vështirë për zgjedhjet në qershor, sepse nëse thirret Parlamenti ai do të fillojë me punë, do ti konfirmojë të dya gjendjet e jashtëzakonshme. Me siguri do të jetë korrigjues i mirë i qeverisë që punon në gjendje të jashtëzakonshme. Do të rrjedhin 60 ditë të tjera për shpallje të zgjedhjeve dhe shpërbërja nga e para e parlamentit, por vendosëm se demokracia është më e rëndësishme” u shpreh lideri i LSDM-së Zoran Zaev.