Bexheti dhe Duraku ndjekin punimet e ujësjellësit në Sfillare të Epërme

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, bashkë me ministrin e Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku, ka ndjekur punimet që po zhvillohen në instalimin e sistemit të ujësjellësit në vendbanimin Sfillare të Epërme.

Marketing

Investimi në fjalë është i përbashkët i Ministrisë së Ambientit dhe Komunës së Sarajit, investimi total është reth 27.689.470 denar, ndërsa Ministria ka ndarë 15 milion denar, pjesën e mbetur e ka financuar Komuna. Për tu finalizuar ky projekt do të përmirësohet gjendja me ujësjellësin në Sfillare të Poshtme do të duhet të punohet edhe në rekonstruimin e rezervuarit në Sfillare të Poshtme.

Kryetari i komunës Bexheti, ndërtimin e ujësjellësit në këtë vendbanim e kishte premtim gjatë zgjedhjeve lokale. Gjatë vizitës Bexheti, u shpreh se ky projekt është kapital dhe i rëndësisë jetikë për banorët lokalë të Sfillares së Epërme.
“Kemi dhënë angazhim maksimal që ky projekte të realizohet me një dinamikë të madhe. Punimet janë shumë cilësore me standarde.

Gjatë punimeve janë respektuar të gjitha procedurat për instalimin e ujësjellësit, është bërë rezervuari, është instaluar rrjeti kryesorë që e furnizon rezervuarin dhe më pas është bërë edhe rrjeti sekondarë. Në këtë vendbanim gjithë ashtu kemi filluar të bëjmë edhe grumbullimin e mbeturinave. Viteve në vazhdim do të realizojmë edhe projekte tjera të parapara në Programin zgjedhorë”, tha mes tjerash para banorëve të Sfillares së Epërme, kryetari Blerim Bexheti.

Ndërsa, Ministri i Ambientit Sadulla Duraku, para të pranishmëve tha se projekti është i një rëndësie të madhe për popullatën lokale dhe për mbrojtjen e mjedisit, pasi do të sigurojë ujë të pijshëm e cila është një e drejtë themelore e njeriut. Ai, shtoi se Ministria e Ambientit do të mbështes edhe projekte tjera që janë në interes ë qytetarëve të Sarajit.

Ndryshe, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në bazë të Konkursit për ndarjen e fondeve në Programin e Menaxhimit të Ujërave për vitin 2018, e pranoi aplikimin e komunës së Sarajit për realizimin e këtij projekti. Nga vlera totale e projektit, e cila është denarë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor komunës së Sarajit i ka ndarë fonde financiare në vlerë prej 15.000,000,00 denarë. Pjesa që është e përfshirë në aplikimin e dorëzuar në Ministri është realizuar plotësisht.

Marketing