Bexheti, inspekton punimet në Bukoviç, prioritet infrastruktura

Kryetari I komunës së Sarajit Blerim Bexheti, ka vizituar vendbanimin Bukoviç, ku me këtë rastë ka inspektuar punimet që realizohen në shtruarjen me pllaka të bekatonit në një rrugicë në këtë vendbanim.

Marketing

Realizimi i këtij projekti ishte një nevojë për banoret e asaj pjese të fshatit, por kjo ishte edhe në programin vjetor të komunës së Sarajit.

Ky projekt realizohet në bazë të planifikimeve të komunës së Sarajit, për shtruarjen me pllaka te bekatonit disa rrugica në vendbanime të ndryshme.

Zhvillimi infrastrukturor ka qenë një nga prioritet e komunës së Sarajit dhe kryetarit të sajë, gjatë vitit të parë, me dinamikë më të madhe do të punohet edhe në vitet në vazhdim.
Gjatë këtij viti, komuna e Sarajit, ka investuar në 17 mijë metra katrorë pllaka të bekatonit, ku janë përfshirë të gjitha vendbanimet, mvarësishtë nga nevoja e vendbanimeve.
Gjithë ashtu, në të njetën periudhë punohet intensivisht edhe në vendbanimin Saraj, edhe atë në disa rrugica.

Marketing