Bexheti, ja tregon vendin Shilegovit, pa komunën e Sarajit asnjë projekt s’mund të realizohet në Matkë

Komuna e Sarajit kërkojnë zgjidhje juridike për tre platformat në Kanjonin e ‘Matkës’, ndërsa rinimi i tyre nuk është zgjidhje. Platformat që janë të vendosura në Matkë, ju shërbejnë Kajakëve, dhe janë atraksion turistik për vizitorët që vijnë në Matkë. Komuna e Sarajit në kontinuitet është angazhuar që ‘Matka’ të zhvillohet edhe më tutje dhe të joshë sa më shumë turistë nga vendi dhe jashtë. Kryetari i komunës Blerim Bexheti, në prononcim për mediet ka thënë se rënimi është opcioni i fundit për tre platformat, ndërsa platforma që përflet në medie dhe nga Qyteti i Shkupit ka egizistuar dhe se vëtëm është riparuar. Ai madje ka akuzuar kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, se ai asgjë nuk bënë për Matkën, por vetëm fushatë negative . Bexheti, kryetarit Shilegov i porosit të mos nxitojë me deklarata, por të fokusohet në problemet për të cilat është kompetent dhe për të cilat nuk ka kompetencë në komunë të Sarajit.

Marketing

“Për momentin asnjëra nuk ka status të rregulluar. Problem shtesë është edhe shpella e cila ka dyer dhe nuk dihet se kush e ka vendosur dhe kush përdor. Unë dua që në paket zgjidhjen, për këtë do të kërkojë edhe mbështetjen e institucioneve tjera dhe do të marrim masa për të gjitha. Është vend shumë i rëndësishme dhe duhet të jemi të kujdesshëm që mos ta dëmtojmë imazhin për turistët. I bëjë thirje kryetarit të Qytetit të mos i ngatërrojë kompetencat, por të angazhohet në zgjidhjen e problemeve në sferën e Ujësjellësve, Kanalizimeve, urës në Llokë dhe asfaltimit të disa rrugëve që i ka premtuar dhe ju takojnë banorëve të komunës së Sarajit. . A sa për marje ose jo të kompetencave ka, institucione tjera që meren me këtë punë dhe jo Shilegov. Pa komunën e Sarajit, le të harojë Shilegov dhe dikush tjetër se mundë të bëjë çka të dojë në territorin e komunës së Sarajit, a jo ka perënduar moti. Në raste tjera do të flasim edhe për shumë kompetenca tjera. Djer sa jam unë kryetar i komunës së Sarajit nuk lejojë që të përzihet ndokush dhe kushdo qoftë”, deklaroi Blerim Bexheti, kryetar i komunës së Sarajit.

Një kohë të gjatë, mediet e afërta me Qytetin e Shkupit, janë duke bërë fushatë negative për kanjonin e Matkës, pa u ditur prapaskena e Shilegovit.