Bexheti: Jam përkrahës i projekteve dhe investimeve, të cilat janë nxitës për investitorët vendas

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti
morri pjesë në inaugurimin e nisjes së punimeve për ndërtimin e lagjes “Complex Planet” në komunën e Sarajit, e vetmja e këtij lloji në vend.Në fjalimin e tij Bexheti potencoi se është përkrahës i projekteve dhe investimeve, të cilat janë nxitës për investitorët vendas . Ja fjalimi i plotë i Bexhetit: Të nderuar, mirëseerdhët në përurimin e Lagjes Elitare siç është e pagëzuar dhe të cilën e kemi promovuar edhe gjatë fushates së kaluar të zgjedhjeve lokale.

Marketing

Sigurisht që ma kuptoni kënaqësinë që kisha duke qenë nikoqir i juaji për të prezantuar një projekt të madh siç është një lagje e këtillë, e para në këtë shtet e sidomos në komunën të cilën udhëheq unë.

Komunës e cila shtrihet në afro 250 km katror, me mbi 40 mijë banorë, me 25 vendbanime, po i shtohet edhe një vendbanim, edhe një botë e re, e quajtur Komplex Planet.

Për tu relalizuar kjo padiskutim duhet të permendë emrin e Valedetes e cila me shumë kembëngulësi jetësoj idenë dhe sot së bashku me Blero Fix dhe Valmir Kompani, kompani të mëdha jo vetëm në komunën tonë dhe në vendin tonë por edhe më gjërë, bashkë po shkojnë drejt të bërit realitet.

Ky është fillimi I një fundi, por për të ardhur deri këtu, doemos që komuna ka qenë institucioni kyç e cila hapi portën dhe zemrën dhe shkallë pas shkalle duke krijuar hapësirën në aspektin administrativ që sot kjo lagje të posedon rreth 140 fletëpronësi dhe leje ndërtimi të shtëpive.

Kam qenë dhe do të jem përkrahës i projekteve dhe investimeve te këtilla, të cilat janë nxitje për investitorë vendas, të dobishme në aspektin e krijimit të vendeve të punës, përparimit ekonomik. Edhe njëherë po e përsëris, nuk do të mungojë përkrahja insitucionale.
Uroj që ky projekt mos të jetë i fundit si koncept, uroj që sa më shpejt ta shikojmë së bashku me qytetarët me sy atë që eshte krijuar vizualisht.

Marketing