Bexheti: Komuna e Sarajit çdoherë do mbështesë aktivitetet kulturore

Për herë të psetë u mbajt Festivali “Shkupi Folk Fest 2021” në mbështetje të komunës së Sarajit. Kryetari i komunës Blerim Bexheti në fjalimine  tij theksoi se komuna e Sarajit do vazhdojë të mbështesë aktivitetet kulturore.

Marketing

Postimi i plotë:

Në vazhdën e aktiviteteve kulturore, sot u mbajt edicioni i 5 me radhë i festivalit “Shkupi Folk Fest 2021”, organizuar nga shoqnia kulturore artistike “Shqiponja” dhe Komuna e Sarajit.

Si i ftuar special ishte kryetari i kuvendit të RMV-së z.Talat Xhaferi, i cili e shpalli këtë festival të hapur.

Në fjalimin tim të rastit përshëndeta të pranishmit, ju dëshirova argëtim të këndshëm dhe i sigurova që Komuna e Sarajit ka përkrahur dhe do të vazhdon të përkrah gjithmonë evente të tilla.

Me përformansat e tyre na nderuan shoqnitë kulturore artistike nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, si dhe këngëtari i njohur Arian Agushi (Gold AG). Veçanërisht festivalin e begatuan Grupi i motoristëve ‘Shqiponjat’ nga Zvicra.

Marketing