Bexheti mirëpret mundësin Shukri Asani

Kryetari i komunës së Sarajit,Blerim Bexheti ka mirëpritur mundësin Shukri Asani,që është njëri nga mundêsit më të mirë në Komunën e Sarajit ku në moshë shume te re filloi ushtrimet ne klubin e mundjes Saraj, ku pastaj vazhdoi me përgaditjet profesionale në klubin e mundjes “Tefejuz” me trajnerin e mirenjohur Nazmi Aliu, ku ka korur suksese te medha duke arritur në kategorin e dytë.

Marketing

Në njoftimim e komunës thuhet: Shukri Asani gjithashtu mer pjesë edhe në turnire në mundje tradicionale ku ka zën vende të para, dyta dhe treta.
Tani angazhimin e tij e ka destinuar edhe në një kategori pak më ndryshe ku pregaditjet është duke i ndjekur në klubin e mundjes Adrenalin, në këtë kategori Shukriu zhvilloi edhe garën e parë në kategorin MMF kundër pjesmarësit nga Shteti Serb ku nga kjo garë doli fitues.
Kryetari Bexheti me ketë rast theksoi se Shukri Asani bëri që ne të mburemi me talentin që posedon.

“Duke biseduar me Shukri Asanin u ndjeva tepër mirë, pasi që një mundës nga Komuna e Sarajit ka korur fitore në një disiplinë kaq të vështirë. I kënaqur me arritjet e Shukriut, i urova suksese të shumta në të ardhmen duke i premtuar përkrahje maksimale dhe mbështetje të parezervë nga ana e komunës sonë”, tha kryetari Blerim Bexheti.” – zyra për informim, Komuna Saraj https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2536288966469115&id=822691744495521

Marketing