Bexheti, në ofensivë juridike kundër antikorupsionit dhe porositësve

Kryetari I komunës së Sarajit Blerim Bexheti, pritet që nga dita hënë të fillojë procedurat juridike kundër Komisionit për antikorrupsion. Ai tani më ka filluar konsultimet me avokatët e tij, për të ngritur procedurë penale kundër Komisionit për antikorrupsion, me vlerësimin se ata nuk kanë respektuar raport e institucioneve relevante në rastin e ndërtimeve në Kanjonin e Matkës.

Marketing

Kreu I komunës Blerim Bexheti, ditë më parë ngriti dyshime publike mbi politikanët aktual të LSDM, madje duke e apostrofuar direkt kryeministrin Zoran Zaev, se ai ka ndikua në vendimin e Komisionit për Antikorrupsion.

E paqartë është se pse kreu I komunës e përmendën kryeministrin Zoran Zaev, madje ka edhe një dilemë se çfarë kanë biseduar kreu I komunës Blerim Bexheti dhe kryeministri Zoran Zaev, për Kanjonin e Matkës! Por, Bexheti, në të gjitha prononcimet e tija publike ka lënë dyshime dhe dilema, që nuk I ka përmendur deri më tani.

A mos vallë kryeministrit Zaev I pengon, që Bexheti, është njohës i mirë i sistemit të jurispodencës në Maqedoninë e Veriut, pasi që ai ka qenë edhe ministër i Drejtësisë, dhe ka njohuri me të gjitha reforat esenciale që duhet të bëhen si rekomandime të faktorit ndërkombtarë.

Mediet më parë shkruan se sulmet ndaj Bexhetit ishin të orkestruara me qëllim për të mbuluar apo për ti hedhur pluhur në sy opinionit publik me rastin “Reket” të Bokit 13.

Kur skandalet nuk kanë të ndalur me aferën e fundit, ku për çdo dite mediet nga Italia publikojnë materiale të reja për Bokin 13 dhe rastin Reket, presioni intensifikohet kundër Bexhetit, por jo rastësisht disa medie në vend shkruan se nuk mbulohet skandali i Bokit 13 , duke sulmuar kreun e komunës Blerim Bexhetin.

Kryetari Bexheti, nuk do t’i nënshtrohet asnjë presioni politik, për tu gjunjëzuar, ai shtoi se kryeministrat në Maqedoninë Veriut, shumë shpesh shkojnë e vijnë.

“Si organ shtetëror ata janë vendosur në shërbim të politikës dhe për të bërë preson politik, për mua është e qartë se është presion. Unë do ti drejtohem edhe Kuvendit, pasi që ai I ka zgjedhur që të fillojë ndonjë procedurë. A unë personalisht do të ngre padi penale ndaj anëtarëve të Komisionit për Antikorrupsion. Nëse dikujt I pengon angazhimi imë në politik apo në Komunë, madje të jetë edhe kryeministër, tek unë nuk bënë përshtypje dhe nuk kalon. Kryeministrat këtu në Maqedoninë e Veriut vijnë dhe shkojnë shumë shpejtë”, deklaroi Blerim Bexheti, për Tv21, kohë më parë.

Marketing