Bexheti: Nënshkruajtëm kontratën për dy projekte shumë me rëndësi për komunën e Sarajit

Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti sot nëzyrat e Byrosë për Zhvillim Rajonal bashkë me drejtorin z. Ramiz Rexhepi nënshkruajtën kontratën për dy projekte shumë me rëndësi për komunën e Sarajit.

Marketing

1. Projekti i parë është 🚧 “Ndërtimi (përfundimi i pjesës së mbetur) i rrugës lokale, e cila lidh vendbanimin Krushopek të poshtëm me atë të epërm”. Vlera e këtij projekti është 5.412.635 den. ku 3.000.000 den do të finansohen nga byroja dhe pjesa tjetër prej 2.412.635 den. nga buxheti i komunës.

2. Projekti i dytë është ♻️“Prokurimi i mekanizmit për grumbullimin e mbeturinave komunale dhe pastrimin e rrugëve”. Gjegjësisht automjet për mbledhjen e mbeturinave me kapacitet prej 5 m3 dhe një automjet fshesë.
Vlera e këtij projekti është 9.400.000 den. ku 8.200.000 den. do të mbulohen nga byroja dhe 1.200.000 den. nga buxheti i komunës.

Marketing