Ndërtimi i Shkollës fillore periferike “Emin Duraku”, në vendbanimet Semenishtë dhe Çajlanë është në fazën përfundimtare.

Punimet janë duke u zhvilluar intensivisht që nxënësit të kenë kushte më të mira për procesin edukativo-arsimor. Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, ka inspektuar punimet që po realizohen nga kompanitë e ndërtimit.

“Shkolla po ndërtohet nga mjete vetjake  të buxhetit të Komunës, nga bllok dotacionet. Tani jemi në fazën përfundimtare. Ndërtimet janë duke u zhvilluar intensivisht. Nxënësit do të kenë kushte më të mira, ndërsa arsimtarët do të mundë procesin edukativo-arsimor ta zhvillojnë në mënyre sa më efikase.  Komuna e Sarajit në vazhdimësi investon në objektet shkollore, me mundësitë e veta buxhetore, që të krijojë kushte sa më të mira”, u shpreh kryetari i komunës Blerim Bexheti.

Shkolla plotëson të gjitha nevojat e domosdoshme , ka një hapësirë të bollshme prej 6 klasave, zyre të arsimtarëve, bibliotekë, kabinet për Informatikë dhe tualete të ndara për vajzat dhe djem, ndërsa do të rregullohet edhe oborri I shkollës. Gjithë ashtu në objekti I ri shkollorë do të ketë nxehje qendrore.