Bexheti: Poliklinika shtetërore në Saraj, projekt i madh shëndetësor

Poliklinika shtetërore në Saraj po ndërtohet me intenzitet të madh. Ky objekt shëndetësor  do të  ofroj shërbim shëndetësor në pragë të shtëpisë për afro 40 mijë banorë të kësaj komune shqiptare në qytetin e Shkupit. Punimet nga afër i inspektuan sot kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti i shoqëruar nga ministri i shëndetësisë, Venko Filipce dhe zëvendësi dr.Ilir Asani, njofton portali informativ DOKTOR5.MK

Marketing

Kryetari i Komunës së Sarajit u shpreh se politikat e qeverisjes lokale, si kurrë më parë janë të fokusuara në mirëqenien e qytetarëve dhe aq më tepër në përkujdesjen ndaj banorëve të cilët në cdo moment mund të kenë nevojë për ndihmë shëndetësore.

Ai tutje shtoi se qeverisja lokale po bën vazhdimisht përpjekje në reformimin dhe modernizimin e mekanizmave të kujdesit shëndetsor në nivel lokal, në mënyrë që të mundësoj shërbime më të mira dhe prezencën e shtetit për çdo nevojë qytetare.

Bexheti si kryetar komune ka ofruar  dhe të vazhdoj të ofroj vazhdimisht ndihmë për të ndërtuar poliklinikën shtetërore në Saraj, duke ofruar tokë dhe logjistikë të të gjithë administratës komunale, me të vetmin qëllim që poliklinika një ditë e më parë të funksionoj për tju dhënë shërbime shëndetsore 45.000 banorëve të kësaj komune.

Ndërkoh edhe ministri Filipce, përkrah projektin për ndërtimin e kësaj poliklinike shtetërore.

Ndryshe poliklinika shtetërore në Saraj është një megaproekt shëndetesor që edhe në fushatën parazgjedhore, kryetari Bexheti e kishte në listën e top-prioriteteve.

Në takimin e sotëm morrën pjesë edhe zëvendësministri i Transportit, Bekim Rexhepi dhe shumë funksionar tjerë si drejtori organizativ i Klinikës për Onkologji, Nehat Nuhi, ai i Kardiologjise, Naser Muaremi,ai i Gjinekologjisë, Ajrulla Mustafa, ai i Spitalit Psikiatrik –Bardovci, Qamil Kovaci dhe të tjerë.

Ndryshe viteve të fundit në Komunën e Sarajit  janë realizuar projekte që kushtojnë me miliona euro me qëllim që të përmirsohen kushtet e qytetarëve dhe banorëve të këtij qyteti. Kryetari i kësaj komune,  Blerim Bexheti, ka pasur prioritet të lartë rregullimin e infrastrukturës në këtë komunë , ndërtimin e rrugëve, kanalizimeve, dhe projekteve tjera të cilët janë në dobi të banorëve. Bexheti për shkak të një menaxhimi tepër të suksesshëm, arriti që Sarajin ta shndërroj në një komun të rregulluar ku funksionon infrastruktura, shkollat, cerdhet që janë në interes të qytetarëve. Dëshmit për investime janë projektet e shumta të cilët realizohen gjatë këtyre viteve nën udhëheqje të kryetarit Blerim Bexheti. Si dëshmi plotësuese janë edhe investimet e fundit të cilët i promovoi kohë më parë  krytari Bexheti që kanë të bëjnë më ndërtimin e lagjen elitare në Saraj dhe ndërtimin e një megaproekti të madh në  territorin e Liqenit Treska që do jetë qendër e madhe turistike dhe atrakcion edhe për shtetet e rajonit.

Marketing