Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti në rrjetin social në Facebook sonte ka shkruar se për poliniklinikën në Saraj, të hënën do të mbahet ankandi për procedurën e prokurimit dhe zgjedhjen e ndërmarrjes e cila do të realizoje ndërtimin e kësaj poliklinike duke ftuar qytetarët në anulimin e protestës që kishin paralajmëruar si shenjë revolte për mos ndërtimin e kësaj poliklinike.

-Për këtë shkak dhe publikisht pranova se do jem bashkë me ju aty, në iniciativën për një protestë lidhur me mosrealizimin e këtij projekti, më të cilën ishte paraparë bllokimi i rrugës magjistrale Shkup -Tetovë gjatë ditës së martë!

Por, sot më duhet tju ftoj në ndërprerjen e kësaj iniciative për protestë, për shkak se, pas angazhimit tonë dhe bisedave me institucionet relevante arritën që të ndikojmë për finalizmin e procedurës së prokurimit për përzgjedhjen e ndërmarrjes, e cila do të realizojë ndërtimin e këtij objekti me nevojë për komunën tonë.

Unë si kryetari i juaj do të vazhdojë të përcjelli më vëmëndje këtë proces dhe do tju informojë për rrjedhat e tij,-shkruan Bexheti.