Bexheti priti në takim Drita Islamin(Foto)

Kryetari i Komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti priti në takim atleten Drita Islami me qëllim që ti uroj për rezulltatet e arritura ne nivel Europian.

Marketing

Gjatë këtij takimi z. Bexheti i përgëzoi sportisten për arritjet e saja në fushën e atletikës, duke u shprehur se fitorja e Dritës na ka bërê krenar të gjithëve duke mundësuar ngritjen në podiumet më të larta shtetin tonë gjithashtu duke prezantuar vendin nga vjen me shum krenari.

Këtë vit Drita Islami ishte pjesmarëse ne lojrat Boterore Univerzitare ne Napoli te Italise, ku kaloi raundin e pare dhe u kualifikua ne gjysemfinale.
Drita shënoi rekord te ri shteteror ne diciplinen e 400m me pengesa.

Z. Bexheti tha se është shumë e nevojshme që komuna të ofrojë mbështetje gjithmonë e më të madhe ndaj atletikës dhe sportit në përgjithësi ne e kemi mbështetur Dritën, shum sportist dhe klube të ndryshme disa vite me rradhë gjithashtu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen.
Për të mbërritur aty ku është Drita sot, nevojitet talent, sakrific dhe shum punë por edhe mbështetje, un personalisht dhe institucioni qê drejtoj do ta mbështesim Dritën në çdo garë dhe aktivitet që do të marë pjesë” theksoi kryetari Bexheti.

Momentalisht Drita po pregaditet për Kupen e Europës Liga e Tretë që do të mbahet në Shkup me 10 – 11 Gusht, ku pret përmiresimin e rekordit shteteror dhe të mbroj titullin nga Kupa e Europës qe u mbajt në Malta në vitin 2017, ku u kualifikua e para.
Gjithashtu pretendon të siguron pjesëmarrjen ne Kampionatin Botëror ne Doha, ku vetem nje atlet do ta përfaqson Maqedonin e Veriut në Botrorin e Dohas.

Marketing