Bexheti: Saraji po bëhet komunë gjysmë urbane dhe gjysmë rurale

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, ka qenë mysafir në emisionin “ 99” në Klan Maqedoni, ka folur për realizimin e platformës zgjedhor të zgjedhjeve lokale që ngadhënjeu. Gjatë këtij emisioni, Bexheti, tha se ky vit është shumë I rëndësishëm për komunë e Sarajit dhe qytetarët e saj, pasi që pritet investime nga biznesmen vendor, që do të hapin vende të reja të punës dhe do të ndalin migracionin.

Marketing

I pyetur se, në vitin 2009 kur është kandiduar për herë të parë për kryetar të komunës së Sarajit, ka thënë se komuna e Sarajit duhet të bëhet gjysmë urbane e gjysmë rurale, Bexheti, tha se këtë vizion e kamë dizajnuar atëherë, ndërsa tani mund të themi se Saraji po bëhet qytezë apo pjesë e qytetit të Shkupit, ku në saraj kemi Sheshin e ‘Flamurit’, Shkollën e Mesme, Çerdhen dhe infrastrukturë të zhvilluar.

“Tani kan filluar punimet për ndërtimin çerdhes në Kondovë, punimet janë duke u zhvilluar për ndërtimin e dy sallave të sportit në Saraj dhe Gllumovë, si dhe është riparuar Shkolla Fillore “Bajram Shabani”, në Kondovë dhe salla e sportit, ndërsa në muajin gushtë do të fillojnë punimet për ndërtimin e poliklinikës në Saraj. Punojmë intenzivishtë në projekte për sisteme të ujësjellësve dhe kanalizimeve, për disa vendbanime”, u shpreh Blerim Bexheti, kryetar I komunës së Sarajit.

Kreu I komunës Bexheti, tha se ka një bashkëpunim të mirë me Institucionet qeveritare, por jo edhe me Qytetin e Shkupit.
Bexheti, tha se janë realizuar disa nga projekte kapitale, por mandate I tij dhe I platformës që fitoi zgjedhjet ka kohë edhe dy vjet, duke siguruar se ajo e tëra që është do të realizohet.

Marketing