Bexheti së bashku me qytetarët përuron projektet rrugore

Kryetarit të komunës së Sarajit Blerim Bexhetit, mbrëmë I kanë organizuar pritje qytetarët e disa lagjeve të vendbanimit të Sarajit, pas përfundimit të asfaltimit të dy rrugëve në këtë pjesë të Sarajit.
Ata, I janë falënderuar kreut të komunës Bexhetit, për premtimin e mbajtur dhe për realizimin e punimeve në kohën e duhur.
Ditë më parë u kri asfaltimi I rrugës kryesore në këtë lagje, dhe pas përfundimit u imponua si nevojë e domosdoshme asfaltimi I këtyre dy rrugëve anësore të kësaj pjese të Sarajit.
Kreu I komunës Blerim Bexheti, ju shprehi mirënjohje qytetarëve për besimin që ata kanë për komunën, duke shtuar se fokusi I komunës edhe më tej mbetet në nevojat jetike të qytetarëve për të krijuar kushte sa më funksionale për qytetarët, duke shtuar se zhvillimi I infrastrukturës lokale dhe rajonale është nevojë e kohës.
“Kemi thënë se komuna e Sarajit po urbanizohet. Ne vazhdojmë të punojmë në realizimin e projekteve kapitale që reflektojnë në urbanizëm. Tani jemi në fazën e përfundimit edhe të rrugës lokale në vendbanimin Kopanicë, punimet për rrugën në Krushopek të Epërmë së shpejti do të fillojnë. Ata që janë më të rëndësishme janë ndërtimi I çerdhes së dytë në Kondovë që është në fazë të realizimit të punimeve dhe projekti tjetër tejet I rëndësishëm është poliklinika në Saraj. Jemi edhe në fazën e fundit të përgatitje të projekteve të kanalizimeve dhe ujësjellësve në disa vendbanime”, u shpreh Blerim Bexheti, kryetar I komunës së Sarajit.

Marketing

Marketing