Bexheti takon qytetarët e Sfillares së Poshtme, menaxhim transparentë dhe i përbashkët

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, me ekipin e tij administrative të komunës dhe Këshilltarët, ka realizuar takim me qytetarët e vendbanimit Sfillare e Poshtme. Temë e takimit ka qenë llogaridhënia e kryetarit të komunës Blerim Bexhetit, për vendbanimin Sfillare e Poshtme si dhe planifikimet në të ardhmen me buxhetin e vitit 2019.

Marketing

Kryetari Bexheti, para të pranishmëve potencoi punët që janë realizuar, në infrastrukturë për vitin që e lamë pas, duke theksuar se janë shtruar me pllaka të begatonit tre rrugë, ka filluar grumbullimi dhe bartja e mbeturinave nga ana e NKP “SARAJ”, përforcimin e rrjetit të ujësjellësit si dhe rrjetin e kanalizimit. Ai bëri thirje për një bashkëpunim më të ngushtë dhe reciprokë mes komunës dhe qytetarëve.

“Buxheti i komunës është buxhet i qytetarëve të komunës së Sarajit. Po i njëjti mbushte nga taksat dhe nga pagesa e obligimeve të qytetarëve, i njeti shpërndahet në investime në vendbanimet e ndryshme. Nga marja e mandatit, për një vit jam munduar maksimalisht që të realizojë obligimet e mara nga programi që doli sfidues në zgjedhje.

Për vitin që e lamë pas në vendbanimin Sfillare të Poshtme kemi shtruar me pllaka të begatonit tre rrugë, NKP “Saraj”, bënë grumbullimin dhe transportin e mbeturinave, kemi bërë plan për investim në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit si dhe bëjmë investime në infrastrukturën e Shkollës. Këtu para jush dua të njoftojë se këtë vit do të bëjmë Çerdhen në Kondovë dhe poliklinikën në Saraj, që janë investime kapitale”, u shpreh Blerim Bexheti, kryetar i komunës së Sarajit.

Takimet e tilla me qytetarët kryetari Blerim Bexheti, i ka filluar në vendbanimin Saraj, dhe takimet e këtij formati do të vazhdojnë në të gjitha vendbanimet. Në këtë bashkëbisedim, flitet hapur për sfidat e përbashkëta të komunës dhe qytetarëve, ku parashtrohen pyetje të drejtpërdrejta dhe sqarohen punët në detaje për planifikimet e komunës.

Marketing