Kryetari i komunës së Sarajit Blerimi Bexheti sot u takua me Ambasadorin e Francës në Republikën e Maqedonisë, Kristijan Timonie.

Gjatë bisedës me ambasadorin francez kryetari Bexheti ka potencuar se zhvillimi i turizmit, mbrojtja e monumenteve kulturore, rritja e standardit jetësor të qytetarëve të komunës së Sarajit janë prioritet kryesor i tij gjatë këtij mandati.

“Ambasadorin Timonie e informuan për aktivitetet të cilat i ndërmerr komuna për të siguruar kushte më të mira për jetesë të banorëve të komunës sonë. Diskutuam edhe për potencialin turistik të cilat i ka komuna e Sarajit, ndërsa me këtë rast morëm mbështetje të plotë nga Ambasadori Timonie i cili theksoi se Saraji duhet ta shfrytëzojë pozitën gjeografike të tij për të zhvilluar turizmin edhe më tepër”,tha Bexheti.

Dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për situatën politike në vend dhe aspiratat euroatlantike të Maqedonisë.

“Me ambasadorin Timonie biseduam edhe për situatën politike në vend ku bashkërisht konstatuam se mbajtja e referendumit dhe rezultati i tij pozitiv për marrëveshjen rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë dukshëm do të ndryshojë situatën politike dhe ekonomike të vendit duke ndikuar edhe investitorët e huaj që Maqedoninë ta shohin si një vend të sigurtë për investim” ka thesuar Bexheti.

Duke theksuar se vendi i Maqedonisë është në NATO dhe Bashkimin Evropian, Ambasadori francez ka thënë se për një të ardhme të sigurtë dhe pozitive duhet të kontribuojnë të gjithë qytetarët e saj.

Timonie, kryetarit të Sarajit Blerim Bexhetit në fund të takimit i ka uruar për punën e deritanishme që bën ai si kryetar me shpresë që ky angazhim të vazhdojë edhe në të ardhmen me intensitet edhe më të lartë .

Artikulli paraprakPeshkopi serb: Ndarja e Kosovës na çon në një eksod të ri
Artikulli tjetërImazhet termale tregojnë nxehtësinë marramendëse të trenat nëntokësor të Londrës (FOTO)