Bexheti:Fusha e sportit në Kondovë, po finalizohet me sukses

Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti së bashku me Ministrin e Pushtetit Lokal sot kan vizituar vendbanimin Kondovë ku janë në përfundim e sipër punimet në fushën e sportit në këtë vendbanim.

Marketing

Kreu i komunes Bexheti u shpreh se është synim i komunës së Sarajit që të përmirësohen kushtet në shkollat fillore dhe zhvillimin e sportit, kulturës dhe rinisë, meqë këto tri fusha janë në interes për të gjith ne. Në vendbanimin Kondovë janë në përfundim e sipër punimet në fushën e sportit ku me mjete të përbashkëta me Ambasadën Zvicrane dhe Ministrin e Pushtetit Lokal aritëm në ndërtimin e kësaj fushe.
Në këtë projekt me mjete kan participuar 600.000, 00 denarë Komuna e Sarajit dhe rregullimin e ndriçimit në fushën e sportit, ambasada Zvicrane me 1.300.000,00 si dhe ministria e Pushtetit Lokal me 300.000,00

Kryetati Bexheti, e falënderoi ministrin e Pushtetit Lokal dhe Ambasadën Zvicrane për mjetet e ndara dhe për kujdesin e vazhdueshëm që tregon për bashkëpunimin në funksion të përmirësimit të kushteve për zhvillimin e aktiviteteve sportive, kulturore dhe rinore.

Në vazhdën e investimeve në këto fusha, kryetari potencoi se shpejti pritet fillimi i disa projekteve të rëndësishme për Komunën e Sarajit.