Bezak, mbështesim procesin eurointegrues të RVM-së

Ambasadori i Sllovakisë në Maqedoninë e Veriut, Martin Bezak, në një intervistë për TVM1 thotë se vendi i tij mbështet proceset evrointegruese të Maqedonisë së Veriut dhe se po i shfrytëzojnë te gjitha mënyrat e mundshme qe ti ndihmojë vendit tonë.

Marketing

“Ne jo vetëm që e përkrahim, por edhe luftojmë për Maqedoninë, po i shfrytëzojmë të gjitha mënyrat e mundshme që ti ndihmojmë Maqedonisë në këtë kuptim. Don të thotë në të gjitha forumet ne e vendosim si çështje të veçantë hapjen e negociatave tani nga shumë arsye dhe njëra nga to është se Maqedonia e Veriut e meriton këtë tani me një kohë të gjate, arsye tjetër është edhe vendimi strategjik i BE-së, shpresoj se do të merremi vesh në Unionin Evropian për hapjen e negociatave” – tha Ambasadori i Sllovakisë në RMV, Martin Bezak.

Marketing