Bezhoska: Qytetarët kanë besim të lartë në sektorin bankar

Edhe në kushte të krizës politike, kursimet e qytetarëve rriten. Depozitat e përgjithshme arritën 5.6 miliardë euro, që është një rritje prej 11% dhe arriti në 55% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, tregojnë të dhënat më të fundit të Bankës Popullore. Por, pavarësisht rritjes së depozitave, Maqedonia është shumë larg mesatares së Bashkimit Evropian .Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska Bezhovska thotë se kursimet janë të rëndësishme për nxitjen e rritjes së ekonomisë dhe financimin e investimeve. Ajo u bëri thirrje bankave të ofrojnë depozita të reja inovative me çka do të ketë rritje të mëtutjeshme të kursimeve të brendshme. Me rastin e Ditës së Kursimeve, 30 tetori, në NLB Tutunska Banka pati një hapje solemne të ekspozitave të vizatimeve të fëmijëve në temën kursime dhe siguri në trafik. Artistëve të rinj iu dhanë libreza kursimi.

Marketing

Fakti që rritja e depozitave u realizua në kushtet e krizës globale dhe goditjeve të shumta ekonomike dhe politike është një konfirmim i besimit të lartë të qytetarëve në sektorin bankar, i cili gjatë gjithë periudhës mbeti i shëndoshë, i qëndrueshëm, shumë likuid, duke treguar një aftësi të lartë për trajtimin e suksesshëm të goditjeve”- u shpreh Anita Angelovska Bezhoska, guvernatore e Bankës Popullore.

Marketing