BFI-ja deklarohet për sulmet në Jerusalem: Sa më shpejt të intervenojë faktori ndërkombëtar, për të vendosur paqen dhe qetësinë

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut është deklaruar për sulmet në Jerusalem. Ka shprehur shqetësimin e thellë për sulmin ndaj Xhamisë së Aksasë dhe besimtarëve dhe aktin e ka quajtur si antinjerëzore dhe anticivilizuese.

Marketing

Ka shprehur bindjen, se sa më shpejtë të intervenojnë faktori ndërkombëtar për të vendosur paqen dhe qetësinë.

Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë të BFI-së:

“Bashkësia Fetare Islame e RMV me vëmendje po përcjellë ngjarjet e fundit në Jerusalem, andaj ndjenë shqetësimin e thellë për sulmin, dhunën e forcave policore izraelite kundër tempullit të shenjtë Xhamisë së Aksas dhe besimtarëve, sulme këto që shkaktuan me dhjetëra viktima.
Në këto ditë të Ramazanit BFI e RMV shpreh keqardhjen e thellë që sulmet ndaj një tempulli siç është Mesxhidi Aksa dhe besimtarëve është e papranueshme nga asnjë besim, sepse janë akte antinjerëzore dhe anticivilizuese bazuar në parimet e paqes dhe konventave ndërkombëtare për paprekshmërinë e tempujve të shenjtë kujtdo besimi që i takojnë.
Andaj, mbesim me bindjen se sa më shpejt do të intervenojnë faktorët ndërkombëtar për të vendosur paqen dhe qetësinë, për të ndalë dhunën e trishtueshme ndaj shenjtërisë së Xhamisë së Aksasë, besimtarëve dhe më gjerë.
Lusim Allahun Fuqiplotë që kudo në botë te mbisundojë paqja, toleranca dhe qetësia e gjithmbarshme për të mirën dhe perspektivën e mbarë njerëzimit”.

Marketing