BFI kërkon përgjegjësi për manipulimet dhe manipulantët

Bashkësia Fetare Islame njofton opinionin publik, se me vendimin e Gjykatës së Apelit si dhe me vendimin e Gjykatës Themelore Shkup, të datës 04.10.2019, e cila hedh poshtë pretendimin e Skender Buzakut për tu emëruar Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, që do të thotë se Reisul Ulema Legjitim dhe legal i këtij institucioni është H. Sulejman ef. Rexhepi, i zgjedhur në mënyrë ligjore, bazuar në ligjet dhe kushtetutën e BFI në RMV. Me këtë rast, shprehim habinë dhe pakënaqësinë tonë si Institucion nga fakti se edhe pse nga ky vendim i Gjykatës askush nuk ka dhënë përgjegjësi penale për manipulimet dhe falsifikimet të cilat janë bërë në përpjekje për të rinuar autoritetin e BFI dhe Kryetarit të saj. Prandaj kërkojmë dhe insistojmë që ata të cilët u morën me manipulime, keqpërdorime dhe falsifikime në këtë rast, të përgjigjen para organeve të drejtësisë.

Marketing