Biber: Deklarata e Llavrovit se NATO po përzihet në punët e brendshme të Shkupit, është qesharake

Për secilën porosi deri te Shkupi dërguar nga NATO dhe BE por edhe nga Rusia, prap hapet debati se kush i përzihet Maqedonisë në përcaktimin tanimë të hapur për partner strategjik?

Marketing

“Maqedonia me antarësimin në NATO do të ishte në shënjestër legjitime nga Rusia. SHBA, NATO dhe BE po përzihen në punët e brendshme të Shkupit, Perendimi shantazhon për ndryshimet kushtetuese që ta inkuadron Maqedoninë në NATO dhe BE”. Kjo është vetëm një pjesë e arsenalit të diplomacisë rusi dedikuar Maqedonisë, që vijnë nga pozita të larta si Ambasada ruse në Shkup dhe MPJ-ja ruse.

“Ju si qytetarë duhet të mendoni se Maqedoni pas antarësimit në NATO do të jeni pjesë e makinerisë së tyre dhe poligon për bazat e tyre, ndërsa pas ndonjë ataku eventual të Aleancës drejt Rusisë, ju do të jeni në shënjestër të përgjigjes ruse”, tha ish ambasadori rus në Shkup, Oleg Shqeshbak në mars të vitit 2018, që njëherit ishte një ndër porosit më direkte të Moskës drejt Shkupit.

Nga perendime po vijnë porosi se “po e nxisin procesin për antarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE sepse këtë e dëshiron Maqedonia. Por flitet edhe për përzierje ruse, me premtime të një ombrelle të sigurisë për Shkupin dhe përfitime ekonomike për qytetarët maqedonas”.

Kush i përzihet Maqedonisë në çështjet e brendshme?

Sipas profesorit të Universitetit në Grac dhe ekspert për Ballkanin, d-r Florijan Biber, akuzat ruse, e fundit ajo e shefit të diplomacisë ruse, Sergej Llavrov, se Perendimi po përzihet në Maqedoni janë “qesharake” sepse nuk mund të konsiderohet që perendimi po përzihet në Maqedoni, nëse Maqedonia më parë është përcaktuar për organizatat perendimore.

“Ideja e Llavrovit për përzierje të BE-së dhe NATO-s në Maqedoni është qesharake. Maqedonia është prononcuar se dëshiron të antarësohet në të dyja organizatat, dhe kjo është mardhënie që kërkon diskutime të përbashkëta, që gjithashtu është njëfarë interventimi, por në kuptimin që është pjesë e vet procesit”, vlerëson profesori Biber.

Marketing