Procesi rreth implementimit të marrëveshjes së Prespës edhe pse vlerësohet i suksesshëm dhe sinjale positive vijnë edhe nga Greqia, edhe pse Maqedonia po respekton gjithë kërkesat duket se do jetë shumë e vështirë nga pala greke të plotësojë të gjithë procesin pasiqë do jetë nën presion të jashtëzakonshëm, kështu vlerëson Florijan Biber nga Universiteti në Graz të Austrisë.

“Gjithmonë është e vështirë të parashihet e paparashikuara, por gjithë sinjalet janë positive, fillimisht qeveria greke është e përkushtuar që marrëveshja të kalojë, vlerësohet se ka përkrahje edhe nga disa parti opozitare, edhe pse besoj se Demokracia e re e cila është formalisht kundër marrëveshjes nuk do ishte e pakënaqur nëse marrëveshja kalon para se ato të vijnë në pushtet vitin e ardhëshëm, sepse nëse Maqedonia do i plotësojë të gjithë kushtet duket se shumë keq që Greqia të mos i plotësojë, atëherë gjithë presioni do ishte mbi Greqinë, andaj ekziston vullnet i mirë që të luhet loja si duhet, me grekët nuk dihet por sinjalet nga pala e tyre duken positive”, vlerëson kështu Biber i cili njihet si njohës shumë i mirë i gjendjes në Ballkan.

Sipas tij, e pritshme është që Rusia e cila ka qenë kundër integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO të sjellë problem derisa akuzat për përzierje të SHBA-ve i quajti qesharake.

“Ajo nuk ka strategji në lidhje me rajonin por vetëm të bllokojë integrimet, ideja ndaj akuzave të Lavrov për përzierje të BE dhe Nato janë qesharake, Maqedonia është deklaruar se dëshiron të bëhet pjesë e këtyre organizatave kështu që të akuzohen ato për anëtarët e reja të saj janë të cuditshme si deklara, kuptohet Rusia akuzon për atë që ju bën atyre vendeve”, thekson mes tjerave Biber.

Në lidhje me ikjen dhe azilin e Gruevskit në Hungari, Biber thotë se ky është një skandal i madh.

“Sigurisht që është një skandal i madh që një i dënuar ish kryeministër mund të ikë përmes autoriteteve hungareze përmes Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë deri në Hungari. Reagimi i BE ka qenë shumë i heshtur dhe në vend që të revoltohen sepse nuk bëhet fjalë vetëm për pengim të drejtësisë në Maqedoni por jep sinjal se kriminelët mund të gjejnë strehim në vendet e BE-së, e në këtë rast Hungaria ka kaluar shumë kufijë jo vetëm më rastin e azilit për Gruevskin por edhe me mbylljen e universitetit të Soros kështu që Orban mendon që nuk ka kush të bëj presion ndaj tij, për fat të keq ai ka përkrahje jashtëzakonisht të madhe nga partia popullore europiane dhe nuk e merr kritikën e duhur”, thotë për fund në intervistën e tij Biber.