Biblioteka “Koço Racin” në Kërçovë me rregulla të reja të punës

Secili qytetarë që do të anëtarësohet në bibliotekën “Koço Racin” në Kërçovë duhet të paguajë anëtarësim për periudhë prej një viti, duke llogaritur nga dita e anëtarësimit.

Marketing

Rregullat e reja në bibliotekë janë disa lloje të anëtarësimit, gjegjësisht anëtarësimi i një personi 150 denarë, ndërsa fëmijët 100 denarë, dhe pako familjare për dy persona 250 denarë.

Drejtori i bibliotekës “Koço Racin” Mazllam Osmani sqaroi se libri mund të merret vetëm me kartë anëtarësimi deri në dy libra, me afat të kthimit 15 ditë, por me kërkesë të shfrytëzuesit afati mund të shtyhet edhe 15 ditë. Gjatë kthimit të materialit të bibliotekës paguhet amortizim prej pesë denarësh për një libër