Biden fiton zyrtarisht garën demokrate për t’u përballur me Trump

Ish–zëvendëspresidenti, Joe Biden fitoi garën e Partisë Demokrate për garuar në zgjedhjet e nëntorit me presidentin, Donald Trump.

Marketing

“Ishte nder të konkuroja me një nga grupet më të talentuara të kandidatëve të Partisë Demokratike dhe jam krenar të them se po hyjmë në këtë zgjedhje të përgjithshme si një parti e bashkuar”, deklaroi Biden.

Biden kaloi pragun e prej 1 991 delegatësh për të arritur kandidaturën, sipas të dhënave nga Associated Press.

Fitorja është kryesisht simbolike sepse Biden ishte kandidati i vetëm i mbetur në garën demokrate, pasi senatori i krahut të majtë, Bernie Sanders u tërhoq në prill.

Më shumë se dhjetra shtete kanë kaluar në votime nëpërmjet postës, për shkak të shqetësimeve të shëndetit publik, mes të pandemisë së koronavirusit.

Marketing