Biden i shkruan Thaçit: Një marrëveshje me Serbinë drejt njohjes së Kosovës do jetë arritje e jashtëzakonshme

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joseph Biden, pas takimit me presidentin Thaçi në Konferencën e Sigurisë në Munih, i ka dërguar edhe një letër mbështetëse atij.
Ai ka shprehur përkrahjen e tij për një zgjidhje të dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë që do të çonte në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Marketing

Biden ka shkruar se kjo do të ishte një arritje e rëndësishme për Kosovën dhe do të ndihmonte në arritjen e të gjithë qëllimeve, transmeton Klan Kosova.
Ai, po ashtu, ka thënë se Kosova ka bërë përparim të pabesueshëm që nga shpallja e pavarësisë por se siguria e vendit, perspektiva ekonomike dhe statusi ndërkombëtar duhet të forcohen dhe të zgjerohen.
Kjo është letra e plotë e tij dë
rguar presidentit Thaçi:

I nderuar president Thaçi,
E vlerësoj lart mundësinë që kisha që të kaloj kohë me ju në Konferencën e Sigurisë në Munih fundjavën e kaluar.

Kosova ka bërë përparim të pabesueshëm prej që ka fituar pavarësinë e saj, në një masë të madhe falë lidershipit dhe kontributeve tuaja. Sidoqoftë, siguria e vendit, perspektiva ekonomike dhe statusi ndërkombëtar duhet të forcohen dhe të zgjerohen – një pikëpamje që unë e di që ju e ndani. Një zgjidhje e dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë, që çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës, do të ishte një arritje e rëndësishme dhe do të ndihmonte në arritjen e të gjitha këtyre gjërave. Ju uroj suksese në ndjekjen e një zgjidhjeje të tillë.

Ju e dini se përkushtimi im ndaj Kosovës është personal dhe i thellë, dhe unë do të vazhdojë të qëndrojë afër gjithë popullit të Kosovës, përderisa ju përmbushni angazhimin tuaj për një të ardhme më të ndritur. Faleminderit për partneritetin tuaj për ta bërë këtë të ardhme një realitet.
Përshëndetje të ngrohta,
Joseph R. Biden, Jr.

Marketing