Biden nis vizitën e parë jashtë SHBA-së si president

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, këtë të mërkurë do të fillojë udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit, ku do të takohet me partnerët evropianë dhe homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Marketing

“Në këtë moment të pasigurisë globale, derisa bota ende po përballet me një pandemi që ndodh një herë gjatë një shekulli. Ky udhëtim ka të bëjë me realizimin e angazhimit të Amerikës për aleatët dhe partnerët, duke demonstruar kapacitetin e demokracive për të përmbushur sfidat dhe për të parandaluar kërcënimet e kësaj epoke të re “, ka thënë Biden për Washington Post.

Presidenti do të udhëtojë për në Britani të Madhe do të marrë pjesë në samitin e liderëve të G7-ës, më pas do të shkojë në Bruksel do të marrë pjesë në një samit të NATO-së dhe më pas do të takohet me krerët e BE-së.

Biden është planifikuar gjithashtu të takohet edhe me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, ai po ashtu do të takohet edhe Vladimir Putin, presidentin e Rusisë, shkruan Euronews.

Marketing