Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me koronavirus në Shqipëri.

Marketing

Nga këta, vetëm një rast është regjistruar në Tiranë, ndërsa rastet e tjera i përkasin Krujës dhe Kurbinit.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot, në Shqipëri, pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar gjithsej 795 qytetarë, prej të cilëve 67% janë shëruar.

Around the Web

Marketing