Bie nga sistemi Facebook, Instagram dhe WhatsApp

Facebook, Instagram dhe WhatsApp kanë rënë nga sistemi pasi që përdoruesit anembanë globit po ankohen se nuk mund të hyjnë.

Të tre rrjetet sociale – të cilat i përkasin Facebookut – kanë pasur probleme që nga ora 11:00 sot.

Monitorimi i faqes së internetit doëndetector.co.uk ka marrë mijëra ankesa në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Evropë dhe disa pjesë të SHBA-së.

Qindra njerëz në Tëitter kanë raportuar problemet, edhe pse ende nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga kompania që adreson problemet.
Ata që po provojnë të hyjnë u del se “faqja nuk mund të jetë e qasshme”.