Bie numri i rasteve të reja me koronavirus në Itali

Autoritetet e Mbrojtjes Civile në Itali kanë njoftuar se, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 13 viktima nga koronavirusi.

Marketing

Në krahësim me një ditë më parë, numri  i rasteve të reja është ulur.

Gjatë 24 orëve janë regjistruar vetëm 169 raste ndërsa dje ishin 234.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 178 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 195.106.

Që nga fillimi i emergjencës shëndetësore në Itali janë regjistruar 243.230 raste pozitive me koronavirus, prej të cilëve 34 967 kanë humbur jetën.

Marketing