Bie numri i të infektuarve me Covid-19, Merkel me një mesazh për qytetarët

Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje sot qytetarëve që t’u përmbahen masave për të mbajtur distancën sociale, por ajo theksoi se numri i rasteve të reja me koronavirus ka qenë “në një nivel të ulët” tash e sa kohë.

Marketing

Pas bisedimeve me kryeministrat e 16 shteteve federale, Merkel konfirmoi se ishte arritur një marrëveshje për të zgjatur ndalimin e mbajtjes së ngjarjeve të mëdha, të paktën deri në fund të tetorit, në mënyrë që të shmanget një valë e re e koronavirusit.

Gjermania ka raportuar 645 raste të reja me Covid-19, derisa tetë njerëz kanë humbur jetën nga i njëjti virus.

Në përgjithësi, që prej shfaqjes së rasteve të para, vendi ka pasur 189,027 të infektuar me virusin pandemik, derisa 8,918 prej tyre kanë humbur jetën si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara në organizëm nga Covid-19.

Shteti ka 6,509 raste aktive deri më tani.