Bie shikueshmëria televizive e ceremonisë Oscar

Shikueshmëria televizive e ndarjes së çmimeve Oscar këtë vit ra në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave.

Marketing

Rreth 23.6 milionë njerëz e shikuan ceremoninë të dielën, krahasuar me 29.5 milionë, vitin e kaluar.

Shifra u bë publike nga transmetuesi amerikan ABC, i cili citoi Shërbimin e Vlerësimeve, Nielsen.

Në vitin 2019, ceremonia arriti të ndërpriste trendin katërvjeçar të rënies së shikueshmërisë, duke e rritur audiencën për 11 për qind.

Por, rekordi i ri i ulët tregon se Oscar nuk ishte në gjendje ta përsëriste suksesin e tillë në vitin 2020.

Këtë vit, filmi Parasite i Koresë së Jugut bëri histori, duke u bërë filmi i parë në një gjuhë joangleze që merr çmimin kryesor, prejse ka nisur ndarja e Oscarit, 92 vjet më parë.

Me gjithë rënien e vlerësimeve, ceremonia Oscar mbetet ngjarja më e shikuar e këtij lloji.

Marketing