Slack po përjeton disa probleme me mesazhet të cilat nuk dërgohen. Në faqen e statusit të Slack thuhet se përdoruesit e kanë të vështirë të aksesojnë shërbimin.

Vetë kompania tha se është duke hetuar rastin dhe inkurajoi përdoruesit të kontrollojnë shërbimin duke vizituar status.slack.com.

Aktualisht problemet vijojnë. Kujtojmë se në Janar Slack pati probleme në ditën e parë të punës të këtij viti.

Shërbimi u bë shumë popullor gjatë pandemisë së koronavirusit. Platforma është lançuar në 2013-ën dhe në Prill të 2019-ës raportonte 10 milionë përdorues aktivë në ditë.

Në Janar të 2021 u ble nga Salesforce për 19.5 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian

Artikulli paraprakTARAVARI: Lazim Destani, Luan Starova, Abdylmenaf Bexheti s’kanë kapacitet për politikë të jashtme
Artikulli tjetërAnxhela Peristeri përfundon me sukses performancën në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovision 2021