Bilall Kasami takon Hristijan Mickoskin, çfarë po ndodhë?

Gjatë takimit të liderëve tek Presidenti Stevo Pendarovski ku u bisedua për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, përderisa po prononcohej për media lideri i BDI-së Ali Ahmeti, kamerat e Gazetës Express fokusuan kreun e Lëvizjes Besa Bilall Kasami tek sa po fliste me kreun e VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristjan Mickoski.

Marketing

Nuk duhet se cila ka qenë tema e kësaj bisede megjithatë burime partiake thonë për Express se qëllimi i Kasamit ka qenë që të bind Mickoskin që të merr pjesë në zgjedhje në datën e propozuar nga koalicioni “Mundemi” pra më 21 qershor të këtij viti.

Lëvizja Besa tani më është pjesë e koalicionit të LSDM-së ndërsa kohë më parë kreu i Besës, Bilall Kasami ka pasur edhe takime publike me kreun e VMRO-së Hrisjtan Mickoski si dy lider të partive më të mëdha opozitare.

Marketing