Nuk kanë të ndalur akuzat në adresë të kryetari të Lëvizjes BESA Bilall Kasami nëpër rrjete sociale lidhur me vendimin e tij që të bëjë koalicion parazgjedhor me LSDM-në.

Shqiptarët pothuajse çdo ditë ia kujtojnë atij fjalët që vetë i ka thënë. Kasami nuk ka nguruar asnjëherë që liderin social-demokrat ta quaj MSHTRUES ORDINER dhe që ai asnjëherë nuk mund t’i përfaqësoj shqiptarët.

Më poshtë mund të ndiqni një pjesë të një interviste të Kasamit:

“Ai është një mashtrues ordiner, atë që e premton nuk i qëndron, jo vetëm fjalës por edhe asaj që ai e pranon dhe e nënshkruan. Prandaj vlerësoj se LSDM nuk i përfaqëson shqiptarët, ata i duan votat e shqiptarëve, por kur vjen momenti ata manipulojnë me të drejtat e tyre. Pse duhet që të lëmë në përcaktimin voluntar të dikujt të përcaktohet maqedonas dhe nesër si ti kujtohet shqiptar për të përfituar kur ne e kemi një ligj për menaxhim elektronik të të dhënave.” gazeta.mk

Bilall Kasami: ZAEV është mashtrues ordiner, nuk mban fjalën!?

Bilall Kasami: ZAEV është mashtrues ordiner, nuk mban fjalën!?

Publiée par Gazeta.mk sur Dimanche 1 mars 2020