Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami akuzon kreun e LSDM-së Zoran Zaev se pikërisht është ai që ka bërë të mundshme të ndodh skandali me ish Prokurorinë Speciale. Kështu ka deklauar Kasami gjatë intervistës së tij dhënë në emisionin “Diplomaticus”.

Kasami gjithashtu gjatë kësaj interviste ka thënë se kryetari i LSDM-së duhet të sqarojë pozicionin e tij.

“Sigurisht që është implikuar në disa raste emri i Zaevit, ku në mënyrë të drejtpërdrejtë aktori kryesor i rastit “zhvatja”, Boki 13 e ka përmendur se lidhjet e tij shkojnë deri te kryeministri. Kryeministri në asnjë moment nuk e ka bindur opinionin se nuk është i përfshirë në këtë situatë. Deklaratat e fundit të tij ishin deklarata SKANDALOZE.” post.mk