Bilalli zbuloi mashtrimin: Dikur Zaevin e quante të paqëndrueshëm, sot i “ulet” në prehër

Lëvizja BESA dhe kryetari i saj, Bilall Kasami, ashtu edhe siç dihej, nuk ka qëndrueshmëri politike. Nëse para një viti sulmonte ish-kryeministrin Zoran Zaev dhe LSDM, madje i quante edhe mashtrues të votuesit shqiptar, sot Bilalli me shokë do të garojë bashkërisht me LSDM-në, ndërsa mbështetje kërkon pikërisht nga votuesi shqiptarë.
“Nuk mund të flas dhe të supozoj për veprimet politike të partive tjera politike, por një gjë është e sigurtë se Lëvizja Besa ka marrë edhe vendim politik se bashkëpunimi parazgjedhor mes subjekteve shqiptare dhe atyre maqedone është në disfavor të përfaqësimit politik të shqiptarëve në Maqedoni dhe çdokush që do mendojë në atë drejtim, thjesht ka hequr dorë nga përfaqësimi i shqiptarëve në Maqedoni”, pati thënë Bilall Kasami në një intervistë për agjencinë e lajmeve ina-online.net

Marketing

Ai, ish-kryeministrin Zaev e ka quajtur madje mashtrues dhe joserioz.
“Edhe njëherë e ripërsëris se arsyja e moskyçjes tonë në qeveri ka të bëjë me joseriozitetin e kryeministrit Zaev i cili nuk ka qendrime konzistente dhe çështjen e bashkpunimit e sheh vetëm si nevojë të sigurimit të numrave dhe jo të përmirsimit të kualitetit në qeverisje. Lëvizja Besa nuk ka marrë mandate politik ti sigurojë numra as Zaevit apo dikujt tjetër, por mandate politik që kemi marrë është premtimi dhe besatimi me votuesit e Lëvizjes Besa prandaj ne nuk mund të shkelim mbi këtë amanet. Të tjerët që janë brenda qeverisë me besoni se janë thjesht sa për të plotësuar numrat Zaevit dhe jo për të plotësuar kërkesa e shqiptarëve. Zaev asnjëherë as në përpjekjet fillestare as në zgjerimin e koalicionit nuk shprehu gatishmëri që të nënshkruajë dokument të afatizuar me pika konkrete për implementim për çështjet shqiptare, dhe kjo është arsyja që ne nuk jemi pjesë e kësaj shumice”, u shprehet Kasami për agjencinë ina-online.net

Në ndërkohë, vet zyrtarë të BESËS e kanë konfirmuar se janë në bisedime për koalicion parazgjedhor me Zoran Zaevin e LSDM-së, dhe se deri në fund të javës do të zyrtarizohet marrëveshja.

Marketing