Virusi korona në Itali: 53.578 raste pozitive dhe 4,825 vdekje.Vetëm 24 orët e fundit 793 viktima

Vazhdon rritja e frikshme e numrit të viktimave me koronavirus në Itali. Gjatë ditë së sotme janë regjistruar 4825 viktima e 53 578 të infektuar.

Marketing

Gjatë 24 orëve ka pasur 793 viktima më shumë se një ditë më parë e 4821 të infektuar më shumë.

Pacientë në gjëndje kritike për jetën janë 2857.

17 708 po kurohen në struktura spitalore e 22 116 në kushte shtëpie.

Numri i pacientëve të shëruar deri më tani është 6072. Brenda 24 orëve ka pasur 943 të shëruar më shumë.

Në Lombardi janë regjistruar deri më sot 25 515 persona të infektuar e 3095 viktima. Brenda 24 orëve në Lombardi ka pasur 546 viktima.

Rritje progresive shqetësuese ka shënuar gjatë orëve të fundit dhe jugu i Italisë.

Në rajonin e Calabrias janë aktualisht 235 pacientë të infektuar nga koronavirus e 35 viktima.

Në rajonin e Siçilias janë 490 të infektuar e 6 viktima.

Në Puglia 675 të infektuar e 29 viktima.

Në Sardegna 330 të infektuar e 4 viktima.

Rajoni i Bazilikatës për disa ditë rresht ka numrin më të ulët të personave të infektuar, vetëm 66 dhe asnjë viktimë.

Në rajonin e Lazios ka 1190 të infektuar e 50 viktima.

Arsyeja e rritjes së numrit të viktimave në jug të Italisë ka ardhur pas lëvizjes së ditëve më parë nga veriu në jug të Italisë, për t’i shpëtuar infektimit nga pandemia.

Në Itali janë kryer deri më sot 232 222 tampone.