YouTube ka arkëtuar 15 miliardë dollarë nga reklamat vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Alphabet, kompania mëmë e Google, të ardhurat e YouTube janë rritur vazhdimisht nga viti në vit. Kështu, në vitin 2017 janë arkëtuar 8,1 miliardë dollarë, në vitin 2018 ka mbledhur 11,2 miliardë dollarë për të arritur vitin e kaluar në shifrën e jashtëzakonshme.

Kjo shifër nuk përfshin tarifat për të marrë shërbimin YouTube TV dhe të ardhura të tjera, të cilat, sipas CEO-s Sundar Pichai, janë rreth 3 miliardë dollarë në vitin 2019. Google gjithashtu zbuloi se ka arkëtuar 8,9 miliardë dollarë nga shërbimi “cloud” vitin e kaluar, që lejon ruajtjen e materialeve si foto dhe video online.

Megjithatë, të ardhurat e përgjithshme të Google ishin pak më dobët se sa pritshmëritë, plani ishte 46,94 miliardë dollarë, ndërsa shifra faktike ishte 46,08 miliardë dollarë.