Bilanci i vullkanit në Guatemalë, rreth 200 të zhdukur e 75 të vdekur

Të paktën 192 njerëz rezultojnë të zhdukur dhe 75 kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të vullkanit “Fuego” në Guatemalë gjatë së dielës. Fshatra të tërë në shpate malesh u shkrumbuan e u mbuluan nga hiri vullkanik dhe balta.

Marketing

Puna për kërkimin e të mbijetuarve u ndërpre të martën, pasi një tjetër shpërthim lëshoi gaz të nxehtë dhe copa shkëmbinjsh në anën jugore të vullkanit.
Më shumë se 1.7 milionë njerëz janë prekur nga shpërthimi i së dielës, me më shumë se 3.000 të evakuuar.

Ndërkohë, shpërthimi i së martës kapi shumë vetë në befasi, pasi sipas vullkanologëve, vullkani do të ishte inaktiv për të ardhmen e afërt.
Por, pse mbetën kaq viktima nga shpërthimi i së dielës?

“Kemi tashmë një bilanc me emra dhe zona ku njerëzit janë zhdukur, e në fakt kemi rreth 192 njerëz të zhdukur”, tha shefi i Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive, Sergio Cabanas.

Marketing