Bilbao e ndal Barcelonën, ndeshja përfundon baraz (0:0)

Athletic Bilbao dhe Barcelona kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 23 në La Liga, duke barazuar 0-0 në “San Mames”.

Marketing

Si Bilbao, ashtu edhe Barcelona – kishin rastet e veta përgjatë 90 minutave, pasi u zhvillua një ndeshje shumë e hapur dhe me shumë mundësi të mira shënimi, por portat mbetën të paprekura.

Leo Messi, që erdhi në këtë ndeshje me disa shqetësime të vogla, ishte titullar por nuk arriti të ndihmojë të tijtë.

Ky rezultat më së shumti i shkon në favor Real Madridit, që pas fitores ndaj Atletico Madridit, ka ngushtuar diferencën në gjashtë pikë me liderin, Barcelonën.

Barça tani ka 51 pikë, kurse Reali në vendin e dytë me 45.

Marketing